AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha
VIDEO/ Greva e kontrollorëve, Ministri Peleshi dërgon me urgjencë mjetet e ushtrisë në Rinas

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shpërndarë një video në Facebook ku shihen mjetet e ushtrisë që shkojnë drejt Rinasit.
Ministrja Belinda Balluku paralajmëroi se kush kontrollor nuk kryen detyrën atëherë do të largohet nga godina e kontrollit.
“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.” shkruan Ministri.
(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...