Ish- kryetari socialist i Kuvendit, Skënder Gjinushi është zgjedhur ditën e sotme kryetari i ri i Akademisë së Shkencave.
I zgjedhur me 35 vota pro dhe 6 kundër nga Akademikët, pas një procesi numërimi Skënder Gjinushi ka arritur të fitoj pozicionin për të cilin konkuronte vetëm ai.
E normalisht në një rast të tillë nuk mund të mungonte reagimi pikant i korçarit të famshëm në rrjetet sociale, Ilir Vrenozi.
Përmes një video të postuar në profilin e tij në rrjetet sociale, Vrenozi u shpreh se si edhe pas 28 vjetësh që komunizmi në Shqipëri ka rënë juridikisht, dhe se si komunistët janë ata të cilët sërish dominojnë kudo.