Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Gjak dhe gëzhoja në vendin ku u vra Mond Çekiçi, kush janë 3 pistat që po heton policia

Policia po heton 3 pista në lidhje me ekzekutimin e Edmond Çekiçit, njohur ndryshe si Mond Çekiçi, i cili u vra ditën e sotme në qytetin e Durrësit sapo doli nga banesa.

Tre pistat që po heton policia janë prishja e pazareve të drogës, përplasja mes bandave, si dhe atentati që la të vdekur në janar të këtij viti shokun e ngushtë të Çekiçit, shtetasin Ilir Kuçi.

“Ka qenë një atentat i mirëorganizuar. Ka një pikëpyetje si ka mundësi që autorët kanë lënë dëshmitarë? Edmond Çekiçi nuk ka qenë vetëm në momentin e ngjarjes. Personi që ka qenë aty dyshohet të jetë shoferi i tij. Policia ka bërë me dije se janë 3 pista ku po përqëndrohet hetimi: Prishja e pazareve të drogës, përplasja e bandave, si dhe atentati që u bë në janar ku mbeti i vdekur Ilir Kuçi. Të dy këta persona kanë pasur lidhje me njëri-tjetrinm, pasi janë shokë të ngushtë. Autorët kanë humbur gjurmët në të njëjtën mënyrë. 

Autorët kanë gjetur një zonë të shkretuar, aty ku ishte vetëm një banesë e braktisur. Rruga ka dy dalje, njëra prej të cilëve në  autostradë. Në vendin e ngjarjes ka gëzhoja të mbetura, përveç njollave të gjakut. Në mjetin e djegur policia ka gjetur dhe kallashnikov me të cilin është gjuajtur drejt viktimës së sotme. Autorët nuk kanë qenë të pajisur me maska. Dyshohet se kanë qenë dy autorë, njëri ka drejtuar mjetin, tjetri ka qëlluar,” raportoi gazetarja e Fax News nga Durresi.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë “harruar” në rrugë provat materiale të vrasjes së Mond Çekiçit, mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 16 të qytetit të Durresit.

“FaxNews” ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku në vendin ku u ekzekutua 40-vjeçari, përveç njollave të gjakut duken edhe dy gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë dalë nga arma me të cilën u ekzekutua ish-anëtari i bandës së Durrësit.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.