Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Fusha e fubollit kthehet në arenë boksi, tifozët dhunojnë brutalisht gjyqtarin në Peqin

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e sotme në Peqin teksa po luhej ndeshja mes Shkumbinit dhe Dinamos. Sfida mes dy ekipeve u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa arbitri i kësaj ndeshjeje ishte Sokol Bebja.

Por puna e tij e bërë gjatë ndeshjes duket se nuk është pëlqyer nga tifozët e Shkumbinit, të cilët u futën në fushën e lojës dhe nisën të ushtronin dhunë ndaj tij. Siç duket edhe në video, tifozët nuk kursejnë grushtet dhe ofendimet ndaj gjyqtarit.

Ai dha 3 kartona të kuq dhe 8 të verdhë gjatë ndeshjes, çka duket se u bë arsye që në fund të dhunohej nga tifozët.

Pas kësaj ngjarjeje ka reagoi edhe klubi i Dinamos, i cili u shpreh i indinjuar për të gjithë situatën e krijuar. Sipas klubit kryeqytetas, kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.


(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close