Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Fundviti i gjen zonat malore me dëborë, nisin reshjet në Qarkun e Korçës dhe të Elbasanit

Sa më shunë kalojnë ditët, aq më tepër kanë ardhur duke u ulur edhe temperaturat, por ndërkohë që në Tiranë dhe në zonat e ulta së fundmi moti ka qenë i qëndrueshëm, madje pjesa më e madhe e ditës me diell, në zonat malore nga ana tjetër kanë nisur reshjet e dëborës.

Kështu, në Korçë raportohet se reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të mesditës ndërsa instesiteti i tyre është realativisht i ulët.

Deri më tani nuk paraqiten probleme për qarkullimin e mjeteve në këtë Qark. Po ashtu, edhe në Qarkun e Elbasanit kanë nisur reshjet e dëborës ku edhe aty nuk është konstatuar të ketë shkaktuar ndonjë pengesë për lëvizjen e mjeteve.

Zonat ku kanë nisur reshjet në Elbasan janë: Sopot, Gaferr, Stravaj, Rrajcë Skënderbe, Rrajcë Bardhaj, Stebleve, Fush Studen, Gurakuq, Lunik.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *