Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Video frymëzuese/ “Motoja Vrapi i Shqipes”, njihuni me Fikretin që vrapon 257 km nga Prishtina në Tiranë: Shqiponjat nga ajri, ne nga toka

257KM me vrapim nga Prishtina në Tiranë i atletit të njohur Fikret Shatri me moton ‘Vrapi i Shqipes nga Skëndërbeu në Skëndërbe’.

Atleti bashkë me një grup të vogël prej 5 vetash janë nisur mbrëmjen e djeshme në orën 18:00 nga Prishtinia dhe mëngjesin e sotëm ata kanë qenë në Kukës duke kryer rreth 120 km ku 75 km i kanë realizuar me vaprim ndërsa pjesën tjetër të alternuar vrapim dhe ecje nërmale

Me këtë rast vet atleti është shprehur për gazetarin e Fax News, Ermal Hallaçi, se është i bindur se do t’ia dalë të përfundojë një vrapim të tillë, duke parë edhe mbështetjen e madhe që e ka marrë nga miqtë e tij, vrapuesit të cilët do ta mbështesin atë gjatë këtij vrapimi.

46-vjeçari Shatri nga Istogu njihet për vrapime të gjata, derisa gjatë pandemisë së Covid-19 kishte vrapuar nga Prishtina deri në Istog. Shatri pritet të arrijë në Tiranë më 4 korrik 2020, ku ka marr premtimin se do të pritet edhe nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.


(FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *