Fjolla Morina dhe Fisniku janë martuar zyrtarisht, siç bëri me dije ditën e sotme me anë të një videojë në Instagram vetë këngëtarja Fjolla Morina.
Fjolla ka publikuar pak më parë momentet nga propozimi për martesë që i ka bërë Fisniku. Gjithçka ka ndodhur në Maldive dhe nuk mund të ishte më romantike se kaq.
Mes detit shtëpizën luksoze që ata kanë qëndruar, Fisniku e ka bërë çdo gjë sipas traditës, me uljen në gjunjë dhe shkruar me petale: “A do martohesh me mua?”
Fjolla e tha po-në edhe para gjithë ndjekësve me postimin e videove dhe fotove që me siguri do bëjnë xhiron e rrjetit.
(E.H/Faxweb.al)