Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani nga LDK ka rikonfirmuar qëndrimin e saj kundër partisë së saj, e cila po kërkon rrëzimin e Qeverisë “Kurti”.
Osmani me anë të një fjalimi të fortë dhe me fjalë të goditura ka kundërshtuar fuqishëm mocionin e mosbesimit të iniciuar nga partia e saj, raporton teksa tha se kurrësesi nuk mund ta përkrahte një iniciativë të tillë kur qytetarët e vendit kishin shpresuar në këtë qeveri.
Ajo ka përmendur edhe faktin rreth situatës në të cilën ndodhet vendi pëqr shkak të emergjencës me pandeminë e Koronavirusit.
“Veprimet e pa matura politike, në këtë kohë kur qytetarët po përballen për jetë a vdekje unë asnjëherë si pranoj e as si përkrah. Si kryetare e Kuvendit jam përpjekur që ta mbroj secilin parim politik, e secilën fjalë të dhënë para qytetarëve tanë. Unë besoj se Qeveria ndërmjet partisë sime dhe VV-së ka qenë e zonja ta luftoj korrupsionin, dhe këtë e ka dëshmuar në këto pak ditë. Prandaj nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më tepër në këtë kohë të rëndë për qytetarët sepse besoj se ne kështu e braktisimim vullnetin e qytetarëve tanë”, tha Osmani.
Kryeparlamentarja iu kundërpërgjigj edhe deputetëve të partisë së saj, të cilët thanë se Osmani nuk paraqet qëndrimet e partisë tek e cila aderon.
Osmani pohoi se përfaqësom vetëm zërin e qytetarëve të Kosovës të cilët besuan në “qeverinë e shpresës”.
“Kur i dëgjoj disa se unë nuk shpreh qëndrim të LDK-së mua thjesht jo që më kujtohen fytyrat e secilit në ato tubime, por më kujtohet se unë në çdo pikë qëndrimin e kryetarit të LDK-së e kam respektuar. Prandaj tash po e citoj kryetarin e partisë sime “jo, jo ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin e nuk mund ta luftojnë asnjërën.., ata duhet të shkojnë në lavazh të pastrohen mirë brenda e jashtë por jo të qeverisin me Kosovën, e kishin fjalën për partitë e PAN-it. Ata nuk kanë ndryshuar prandaj as unë nuk kam pse e ndryshoj qëndrimin për ta”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.
Kujtojmë se ka edhe zëra të tjerë brenda LDKJ-së që kundërshtojnë rrëzimin e qeverisë, ndërsa nuk dihet nëse kjo do të ndikojë për të krijuar një lëvizje të politike në Kosovë pasi Albin Kurti ështyë i vendosur për të mos lëshuar ‘pe’ në bindjet e tij për të mos kthyer mbrapsht vendimin për shkarkimin e ish-ministrit në radhët e LDK-së si dhe reciprocitetin me shtetin serb.
(F.GJ/FAXWEB.AL)