Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino ka bërë deklarata të forta në adresë të Presidentit Ilir Meta kur tha se ky i fundit, ka kërcënuar hapur shqiptarët duke thënë se mospjesmarrja e opozitës në zgjedhje krijon rrezikun e një konflikti civil.
Sipas Finos, diçka e tillë është e papranueshme nga Presidenti për të cilin tha se nuk ka kompetenca ligjore të përfshihet në procesin zgjedhor, dhe nëse do ta bëjë këtë gjë, tha deputeti, nuk duhet që ta bëjë nga zyra e kreut të shtetit.
“Presidenti nuk asnjë kompetencë mbi zgjedhjet sepse nuk është pjesë e zgjedhjeve. Kur ai futet në procesin zgjedhor nuk bëhet përmes zyrës së presidentit, dhe nëse nuk i pëlqen zyra ku qëndron, nuk është faji i zyrës. Demokracia është vullnet i votuesit dhe nuk mund të varet nga dëshira ose jo e presidentit”.
Për deklaratat e Metës se zhvillimi i zgjedhjeve me 30 Qershor përbën rrezik, Fino tha: “Meta ka paralajmëruar se nga PD dhe LSI ka plane për një nismë të tillë. Ka kërcënuar shqiptarët se nëse PD e LSI nuk hyn në zgjedhje do të ketë luftë. Po si mundet të pretendosh se pretendon sovranitetin e popullit, kur vetëm ju mundet që një president ta artikulojë këtë. Unë di që një demokraci e shëndetshme formohet përmes të drejtës së popullit për të ushtruar sovranitetit e votës.
Ky është atentati më i madh që i është bërë ndonjeherë vendit. Shumë prej nesh do të donin që presidenti të shkarkohej sot, dhe unë e kuptoj presionin e militantëve të partisë që na panë vrenjtur kur e emëruam, por unë sot them se gabimi që kemi bërë dikur nuk mund ta thellojmë duke e shkarkuar. Ne duhet ta lëmë të shkojë atë deri në fund me skenat e teatrit presidencial që ka filluar” tha Fino.
(F.GJ/FAXWEB.AL)