Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë punuar gjatë gjithë natës edhe pse në zonat e prekura nga tërmeti temperaturat ishin në -7 gradë celsius.
Deri më tani raportohet se të gjallë nga rrënojat janë nxjerrë 39 persona. Po ashtu raportohet se nën rrënoja janë edhe 30 persona të tjerë.
Ndërkohë janë publikuar edhe disa momente nga operacionet e ekip-shpetimit. Një grua teks apo nxirrej nga rrënojat bën me dije se kishte fëmijët e saj poshtë shkallëve të banesës së rënuar.
“Fëmijët e mi janë poshtë shkallëve shprehet ajo”- para punonjësve të ekip-shpëtimit.
Ndërkohë që që të tjera komunikime janë ndarë nëmediat turke ku shihen ekipet e kërkim-shpëtimit duke komunikuar me njerëz nën rrënoja.
“Azize të lutëm fol me të gjithë që janë aty. Thirri emrat të gjithëve dhe mos ler njeri të flejë gjumë. Ti je shpresa jonë e vetme aty”, shprehet pjestarja e ekipit të shpëtimit.
“Ke fëmijet aty, bëhu e fortë për ta. Thuaji të marrin frymë me hundë dhe ta nxjerrin me gojë. Rrini të qetë sepse ne jemi këtu sipër. Po punojmë për t’ju shpëtuar”, vijon ajo.
Bilanci i viktimave raportohet se ka shkuar në 22 dhe 1031 kanë mbetur të plagosur.
View this post on Instagram