Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa përfundoi me sukses performancën e tij në Eurovision duke ndezur skenën e Lisbonës.
Eugent Bushpepa ngriti në peshë skenën në Festivalin Europian e Këngës, teksa këndoi i 12. Me vokalin e tij të magjishëm, Bushpepa përfaqësoi denjësisht Shqipërinë.
Për herë të parë në finale janë tre shqiptarë, të cilët janë gjithashtu mes pretendentëve.
Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me të Italisë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena.
(M.Q/Faxweb)
(M.Q/Faxweb)