FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Është gjallë! Gjallë! Momenti drithërues kur Amsera e vogël u shpëtua nga gërmadhat

Sot mbushen tetë vjet nga tragjedia e Restelicës në Kosovë, ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.

Amsera Reka, e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dyvjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, pasi hoxha i fshatit, Shaban Haxhi, insistoi që kjo familje kishte katër anëtarë dhe po dëgjonte një zë fëmije që ishte ende gjallë nën gërmadha.

Edhe pse me mjete primitive, Haxhi dëgjoi zëri e Amserës. Ai iu kishte shpjeguar pjesëtarëve të FSK-së se nga po vinte zëri, e pas largimit të gurëve të fundit dhe betoneve, 6-vjeçarja u nxor e gjallë.

Nëna e saj e kishte kapur në gji vajzën dhe pllaka e betonit nuk kishte arritur ta godiste, në këtë mënyrë ajo kishte shpëtuar. Haxhi kishte thënë atëherë se kishte dëgjuar zërin e vajzës përmes një gypi. Amsera momentalisht jeton në Itali te disa të afërm të saj. Deh sot mbushen tetë vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *