AktualitetBotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

VIDEO/ Elon Musk prezanton makinën “blindato”, i shkriu të gjithë së qeshuri. Xhamat ranë në tokë me provën e parë

Me dhjetra njerëz po e ndiqnin nga afër demostrimin e tij për të prezantuar  makinë e re elektrike të kompanisë të quajtur Cybertruck.

Por Elon Musk ka dështuar dhe lajmi po bën xhiron e rrjetit teksa në pamjet që po qarkullojnë makina, që ngjan si një mjet ushtarak i sofistikuar, ka disa specifika interesante.

Një sferë metalike e gjuajtur drejt saj ka bërë që xhamat të bien në tokë ndërsa dëshmia se është e blinduar nuk u provua e nga ana tjetër nuk munguan edhe batutat dhe të qeshurat e të pranishmëve sidomos kur iu bë prova për herë të dytë.

Sipas Musk ajo mund të mbajë një ngarkesë deri në 1,587 kilogram, të tërheqë një ngarkesë deri në 6,350 kilogram, sustacione adaprive me ajër si dhe mund të kryejë 320 km, 480 km dhe 800 kilometra me një karikim të vetëm në varësi të modelit.

Krijimi i tij ishte vendosur në shitje për një shumë prej 50 mijë dollarësh nga modeli më i thjeshtë, deri në 70 mijë dollarë për versionin me 3 motorë dhe 4 rota aktive.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *