Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO EKSKLUZIVE/ Policia bashkiake nxjerr zvarrë nga palestra banorët e dëmtuar nga tërmeti, ato kthehen tek banesat e rrënuara

Fax News ka siguruar pamjet se ku tregon veprimet e policisë bashkiake duke nxjerrë jashtë palstrës të strehuarit e nga Tërmeti në Laç.

Në video shihet qartë dhuna e ushtruar nga policia ndaj banorëve, të cilët janë marrë zvarrë dhe janë nxjerrë nga ambinetet e palestrës ku po strehoheshin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ashtu siç e deklaruan edhe para pak ditëve, 4 nga 9 familjet e dëbuara me dhunë nga palestra e shkollës “Hydajet Lezha” janë kthyer në pallatin e tyre që ështe i shkatrrëar nga termeti i 26 nentorit.

Ndërsa 5 familje të tjera janë shpërndare nëpër të afërm pasi nuk mund ta përballojnë natën jashtë ashtu siç qendruan mbrëmjen e shkuar.

“Na nxorrën nga palestra me dhunë, pastaj më fëmijë me burra me gra tu i nxjerrë edhe tu na shajt. Kishim dhe një plakë të vjetër. Me u tall populli me ne është gjunah. Sot jemi futur tek shtëpiat që janë prishur nga tërmeti. Ne jemi futur brenda dhe askush nuk mban përgjegjësi për ne. Ne ishim gati për tu futur brenda nuk është dakord kryetari. Ky është pallat i pabanueshëm. Bonusin qirasë e kemi marrë. Ka edhe dallim për ngjyrat.”- shprehet një banorë për Fax News.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *