AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO E RËNDË/ Shkoi për tu ankuar tek fqinji në mesantë, masakrohet për vdekje, momenti i tmerrshëm filmohet nga kamerat e sigurisë

Një burrë që kishte trokitur në derën e fqinjit për t’u ankuar për tonin e lartë të muzikës rreth orës 2:30 të mëngjesit, është therur për vdekje me thikë, kurse kamerat e sigurisë të instaluara nëpër korridoret e ndërtesës kanë kapur këtë moment të tmerrshëm.

Sipas policisë braziliane, Helenildo Alves dos Santos, 37-vjeç, raportohet se kishte trokitur në apartamentin e Joao Roberto Penna Pereira.

Ky 35-vjeçar ka pranuar në stacionin e policisë në Valparaiso de Goias, se Alves dos Santos kishte trokitur në derën e tij dhe e kishte goditur dy herë me grusht në prezencë të gruas dhe djalit 6-vjeç.

Penna Periera që ishte marrë në pyetje i kishte thënë gruas që t’i telefonoj policisë, para se ta merrte thikën për t’u konfrontuar me Alves dos Santosin, i cili sipas tij ishte nën ndikim të alkoolit.

Por, kamerat e sigurisë kanë kapur dyshen duke u konfrontuar në korridor. Alves dos Santos shihet duke ikur nga fqinji i cili në video shihet qartë duke ia ngulur thikën viktimës në kraharor dhe shpinë.

Dhe derisa po i rridhte gjak nga plagët e marra, Alves dos Santos po qëndronte në korridor përballë Penna Pereiras që i bërtiste tërë kohën. Megjithatë pas intervenimit të fqinjëve tjerë, viktima është dërguar me urgjencë në spital për ta shpëtuar, por pa ndonjë sukses – ai atje u shpall i vdekur.

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *