Një nxënës mbijetoi mrekullisht nga një goditje rrufeje e cila mund të ishte vdekjeprurëse për të, sepse po mbante në dorë një skateboard.
Josia Wiedman, 13 vjeç, është mbrojtur nga forca e plotë e valës elektrike, sepse kornizat metalike në skateboard shkarkuan energjinë në tokë.
Adoleshenti, nga El Mirage, Arizona, ishte duke lozur me shokun e tij Javier në parkun lokal, ndërkohë që u godit nga rrufeja teksa po nxitonte për në shtëpi.
Nga goditja e rrufesë në skateboard, Josia goditi kokën në trotuar dhe mbeti pa ndjenja, ndërkohë që shoku i tij Javier thërriste emrin e tij. 13 vjeçari përfundoi në Spitalin e Fëmijëve Phoenix, ku ai kaloi tri ditë në koma.
https://www.youtube.com/watch?v=2pHyOsQ30m4
Osiah, i cili vetëm tre muaj më parë mori patinazhin, tha: “Mbaj mend vetëm një shpërthim nxehtësie
“U zgjova tri ditë më vonë në spital dhe mendova se kisha marrë një sy gjumë. Unë nuk e dija se kisha qenë atje tri ditë. Pa skateboardin tim me mua ndoshta do të kisha vdekur për të qenë i sinqertë, ose me pak dhimbje. Shpëtova jetën time në një mënyrë. ”
(M.Q/Faxweb)