AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Dyfishohet dhimbja për familjet e viktimave, vëzhgim në varrezat e Sharrës ku nuk lejohen më shumë se dy persona në ceremoni

Koronavirusi ka prekur pothuajse gjithë veprimtarinë njerëzore në mbarë globin ndërsa nuk bën përjashtim edhe Shqipëria, e në këtë rast njerëzit janë distancuar edhe nga disa tradita shekullore për një peirudhë të pacaktuar siç janë ceremonialet për humbjen e personave që shkojnë në botën tjetër.

Fax News ka bërë një vëzhgim në varrezat e Sharrës për të ndjekur nga afër se si kryhen ceremonitë mortore në kohën kur urdhëri i autoriteteve për shkak të situatës nga COVID-19 është që të mos lejohen grumbullime njerëzish.

Që prej 9 marsit, numri i qytetarëve që merr pjesë në ceremoni të tilla është shumë i reduktuar, sa ka edhe raste kur kufomat i shoqërojnë një ose dy persona shumë të afërm.

Në rastin që rastisi gjatë vëzhgimit, u konbstatua se vetëm personat e stafit të kompanisë funerale dhe dy familjarë të një viktime ishin të pranishëm.

Gazetari Sokol Dema raporton se e njëjta gjë ndodh edhe në ceremonitë e martesave ku lejohen të marrin pjesë vetëm çifti dhe dy dëshmitarë.

Ndiqni videon e mëposhtme në minutën e 12:

 
(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *