Janë ngritur çarat ‘filtruese’ të cilat janë bërë funksionale të cilat ndodhen në hyrje të Spitalittë Traumës ndërsa do të kryejnë funksionin e pritjes fillestare të pacientëve që do të shfaqen me simptoma të koronavirusit ku pas trajtimit fillestar do të futen në spital.
Një masë e tillë është marrë për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit nga pakujdesitë e mundshme që mund të vijë nga ana e pacientëve por jo vetëm.
Kamera Fax News ka hyrë brenda këtyre çadrave ndërsa konstatohet se janë vendosur të gjitha mjetet dhe aparaturat e triazhit mjekësor.
Dy çadra janë vendosur pranë Traumës ndërsa dy të tjera janë vendosur pranë ambjenteve të Spitalit Infektiv.
(F.GJ/FAXWEB.AL)