Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Video drithëruese/ I vdiq djali 21 vjeç në luftën e Kosovës, i ati shpërthen në akuza nga varri i dëshmorit

Sot në Kosovë u përkujtua 20 vjetori i çlirimit të vendit ku gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, prindi i dëshmorit, Agron Bytyqi,Islami ish veteran i UÇK-së, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike.

Ai ka akuzuar individë të ndryshëm dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët sipas tij, keqpërdorin dhe njollosin gjakun e dëshmorëve dhe vlerat e luftës së UÇK-së për përfitime personale dhe klanore.

“Keni korruptuar edhe dëshmorët, turp t’ju vijë. 20 vjet, shikoni këta bëjnë ujë me petulla. Këtu vijnë njerëz të pa besë, tradhëtarë. S’keni faj ju, e kemi fajin ne që heshtëm me këto pisa. Po shkelin gjakun e dëshmorëve, 20 vjet s’ma ka shkel njeri derën, e kam lënë një djalë në luftë. Kam derdhur gjak për këtë vend, po bëjnë padrejtësi”, tha Islam Bytyqi.

Dëshmori Agron Bytyqi ishte vetëm 21 vjeç kur dha jetën për çlirimin e Kosovës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *