Emisioni “Ajsberg” në Fax News me drejtues gazetarin Artur Çani ka trajtuar procesin që në nisje, në zhvillim dhe në atë që konsiderohet si procesi i realizimit të reformës në drejtësi, ndërsa një nga protagonistët kryesor të saj, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dhënë opinionet e tij për këtë çështje.
“Po është reformë dhe është personeli në drejtësi, dmth, ajo që kemi bërë gjithmonë dhe që e kemi kufizuar fjalën reformë tek ndryshimi i emrave, këtë kemi njohur ne prej 30 vjetësh po nuk kemi bërë ndryshimin e një sistemi, natyrisht kemi bërë ndryshime sistemi të pjesshme. Heq një parti vendos një tjetër, kështu po bëhet edhe kjo reformë. Reforma në Drejtësi është e personelit, më së shumti është vetting, ky është themeli i reformës në drejtësi”.
Gazetari e ka pyetur Manjanin se çështë vetting në këndvështrimin e tij, ndërsa Manjani është përgjigjur duke bërë një krahasim.
“Në thelb është një reformë që e kemi bërë në kushte 6 mujore në vitet ’93 për të larguar prokurorët e komunizmit. Në thelb kjo pak më e sofistikuar, por kjo ka ndodhur. Vettingu nuk ka hyrë fare tek çështjet profesionale”.
Mos po krijohen disa situata ngërçi nga vettingu dhe që e kanë lënë vendin pa institucionet më të rëndësishme të drejtësisë, dhe cilat janë arsyet?
“Kjo filozofi, të merremi me njerëzit jo me institucionet. Qëllimi ishte ‘t’ia fusim disave ti përzëmë pa e vrarë mendjen si do ti zëvendësojmë’. Jo e paparashikuar, por nuk e dëgjonte njeri. Kur kam qenë ministër e kam ngritur këtë çëqshtje që kjo reform krijon vakume të burimeve njerëzore në mënyrë të tmerrshme por nuk më dëgjonte njeri. Thuajse 4 vite më parë propozova hapjen e shkollës së magjistraturës që nëse do të ishte bërë kjo të paktën 100 veta do ishin në radhë për të zënë vendet. Ja ku jemi, është krej e njohur dhe logjike. Çështja ishte se nuk dëgjonin, nuk merrnin asgjë në konsideratë, na thonin e di amabasada amerikane, jeni kundërshtues të reformës nuk e doni”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)