Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Do të jetë realisht i pazbatueshëm”, ish-kryetarja e AMA-s për paketën anti-shpifje: Rama kërkon të kapë mediat e fundit të lira

Ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati ishte e ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për zhvillimet më të fundit që kanë të bëjnë me miratimin në Kuvend të paketës anti-shpifje.

Bushati deklaroi se qeveria ka bërë disa herë tentativa për të ndërmarrë një hap të tillë ndaj mediave ku përmendi amendamentin me nenin 62 i cili u kundërshtua sipas saj, nga ndërkombëtarët por që Gjykata Kushtetuese mori një vendim për të cilin tha se duhet hetuar nga Prokuroria.

“Nisma e mazhorancës në një nga relacionet kryesisht për mediat onlinE thuhet se bëhet për të kontrolluar dhe disiplinuar portalet. Ky ligj që unë besoj nuk do të jetë realisht i zbatueshëm edhe po mbeti në fuqi. Keni dëgjuar për masa sigurimi padije, të sigurimit personal, të masave pezulluese në Gjykatë etj? Nëse duhet të ndryshohen masat e procedimeve civile por edhe penale, vendimi i gjykatës mund të jetë më i shpejtë në marrjen e masave administrative. Unë jam shumë e bindur se një organ adminstrativ siç është AMA apo AKEP, nuk është aq i shpejtë sa gjykatëi i gatshëm në Gjykatë për të vendosur mbi masat.

Kur ndodh një vrasje dhe arrestohet vrasësi, mos duhet të presim edhe 10 ditë kur zbulohet vrasësi në kushtet e flagrancës? Jo, nuk ndodh, brenda 48 orësh Gjykata merr masën e sigurisë. Kush ka më shumë target legjitimiteti AMA apo Gjykata?! Kjo masë administrative është e panevojshme, por nga ana tjetër portalet duhet të regjistrohen, të kenë një adresë ku njerëzit të ankohen. Nëse qeveria do të ishte e interesuar për pluralizmin në media, ajo ka përpara një vendim të vitit 2016 i cili ka shfuqizuar një paragraf për mediat që thoshte në nënin 62, se askush nuk mund të zotërojë më shumë se 40% të aksionve në një licensë kombëtare. Një tjetër amedament të propozuar nga Balla kërkonte të shfuqizonte nenin 62, por erdhën gjithë ndërkombëtarët dhe thanë se kjo është gjëja e fundit që duhet  bërë.

Çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese dhe Prokuroria duhet të hetojë si është marrë ky vendim në këtë gjykatë. 3 vjet qeveria ka pasur mundësi ta mendonte nenin. Mazhoranca nuk e ndryshon qëndrimin jo e jo, por ajo çfarë është më e rëndë ka të bëjë edhe me faktin se opozita nuk e ngre si çështje. Tregu mediatik audoviziv është pothuajse plotësisht qeveritar, pluralizmi, disiplinimi etj, nuk janë asgjë tjetër veçse kapja e segmenteve të fundit të portaleve që nuk zotërohen nga qeveria”, tha Bushati në Fax News.

Kemi pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët por edhe nga gazetarët të cilët edhe protestuan, pse kemi vendosur të marrim një kosto kaq të madhe?

Bushati: Duhet ta argumentojë qeveria këtë. Megjithatë, kjo nuk është diçka e re, është një nismë e vjetër. Fillimisht bënë amendimin për ndryshimet në ligjet civile, meqenëse televizionet kryesore i kontrollojnë, sot në 2020 (për pak ditë), problem nuk është cënsura por blerja. Koncesionet, blerja e të drejtës vizive, paraja e linjës editoriale të një mediaje etj. Mu tha se një nga arsyet, janë se disa portale janë të sponsorizuara nga para ruse, disa nga terrorizmi ndërkombëtar dhe disa nga rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë. Unë them se edhe duke e marrë të mirëqënë se këto janë të vërteta, ne jemi një shtet ku ka prokurori, SHISH, agjensi ligjzbatuese dhe monitoruese… Ke me dhjetra agjensi që mund ti mbikqyrnin këto portale sepse kemi të bëjmë me vepra të rënda nëse qëndrojnë. Pse AMA do ti luftojë këto. Mazhoranca në ofrimin e këtij amendimi ka qenë aq konfuze dhe e paaftë sa në thelb del se arsyeja është kontrolli mbi mediat.

Është përcaktuar në paketë se ligji e mbron punëmarrësin që punon në portal ku ndryshon nga sa parashikonte ligji më parë?!

Bushati: Po pse gazetari që punon në një portal nga AMA do të mbrohet kur ka drejtori ankesash, tatimesh dhe taksash, kur sot rrinë online Inspektoriati i Punës, Doganat. Po si e menaxhoka AMA, atëherë i bie t’ia japim AMA-s të gjitha kompetencat. Nga ana tjetër duhet të bëhën kontrolle nga vijnë donacionet, a ka para të pista. Duhej që të shkonte drejt një ligji të unifikuar me anë të një enti rregullator i cili ushtronte edhe kompetencën mbi gjithë tregun e medias.

Është cilësoar se do të caktohet edhe verpër penale shpifja dhe censura, si e komentoni?

Bushati: Ne e kemi si vepër penale, ku ndryshon nga ligji që është egzistues? Tani shpifja është edhe rregull me rrezikshmëri penale që vebndoset nga organet e drejtësisë, edhe nga AMA? Kjo nuk shkon. Unë them se ana pozitive është detyrimi, kontrolli, detyrimi që një portal të kthejë përgjigje janë gjëra që duhen bërë. Këto duheshin që të dy autoritetet e pavarura të shkriheshin në një. Në aspektin e gjobës, të ndërhysh kur cënohet saktësia e informacionit etj, është vetë cënim i lirsë së shprehjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *