Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashMotiTe FunditTe Gjitha

Video/ Dimri s’ka ikur, bora bllokon Dibrën, trashësia arrin deri në 80 centimetra

Vijojnë reshjet e borës në Qarkun e Dibrës, ku trashësia në qytetin e Peshkopisë kalon mbi 45 cm ndërsa në zonat e thella varion deri në 70-80 cm. Rrugët nacionale që lidhin Peshkopinë me Tiranën dhe Peshkopinë me Kukësin kalohen me zinxhirë. Aksi Peshkopi- Qafë Draj drejt Kukësit dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalohen pjesërisht por nuk janë të hapura.

Të gjitha njësitë administrative janë të bllokuara, përveç atyre që janë përgjatë rrugëve nacionale. Fadromat e kontraktuara nga Bashkia kanë hapur vetëm rrugët kryesore të qytetit, ndërsa nëpër fshatra nuk bëhet fjalë.

Si pasojë e rëndesës nga bora janë thyer pemë, shtylla dhe janë këputur tela përçuesa elektrikë, duke lënë në errësirë më shumë se 80% të Dibrës.

Situatë e vështirë është edhe në rrethin e Bulqizës ku trashësia e borës kalon gjysmë metri. Në Segmentin  nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit ka pasur bllokime të herë pas hershme për shkak të erës së fortë që sjell dhe grumbullon borë në trupin e rrugës.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.