Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Dhjetra automjete policie dhe efektivë në gatishmëri, blindohet vendi ku protestojnë banorët e Astirit

Ndërkohë që protesta e banorëve të Astirit mbrëmjen e kaluar është shqoëruar me tensioned he arrestime, sot ende pa nisur tubimi është vënë re nja prezencë e lartë e forcave të Policisë.

Siç shikohet në videon e mëposhtme, dhjetra automjete policie dhe efektivë ndodhen në vendin ku zhvillohet protesta e përnatshme e banorëve të Astirit të cilët prej thuajse një viti këerkojnë anulimin e projektit të Unazës së Re duke e konsideruar si korruptiv. Nga  ana tjetër ata kërkojnë dëmshpërblime në vlerën reale të tregut, për të cilën qeveria nuk iu ka dhënë asnjë përgjigje.

Banorët momentalisht janë duke nënshkruar një peticion kundër ambasadorit të OSBEE Bernd Borchardt, i cili mbrëmjen e kaluar ofendoi protestuesit që ndodheshin para Drejtorisë së Policisë Tiranë, duke ngritur gishtin e mesit.

Banorët e Astirit përmes një shkrese zyrtare drejtuar Policisë së Tiranës, kanë kërkuar leje që të vijojnë protestën e tyre, që tashmë vazhdon prej më shumë se 300 ditësh.

Me ndërhyrjet e reja në Kodin Penal çdokush që bllokon rrugët për të protestuar do të dënohet me 1 deri në 3 vite burg, dhe kjo ka pasuar me arrestimin e 21 banorëve të Astirit.

Megjithatë banorët janë të vendosur për të vazhduar protestën e tyre paqësore, në të kundërtën paralajmërojnë se në datën 19 qendresa e tyre do të përshkallëzohet.

Mbrëmjen e djeshme mes banorëve të arrestuar ishte dhe ish-deputeti demokrat Kevis Balliu, të cilit iu komunikua arresti në drejtorinë e policisë.

LIVE PROTESTA E ASTIRIT

Publiée par Fax Web sur Lundi 14 octobre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *