Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Dëshmitë prekëse të familjeve në çadra natën e ndërrimit të viteve: Edhe të kishim diçka nuk kemi ku e gatuajmë, jemi në pikë të hallit

Viti i Ri për ta është një shpresë që dikush t’ju thotë se shtëpia e tyre do të ringrihet, ndërsa ndërrimi i viteve ishte një natë e ftohtë në çadër pa asgjë të ngrohtë për t’u ushqyer sepse nuk kanë as një furrë apo mjet ngrohës për të gatuar.

Familja Masha është prej 4 anëtarësh, djali i tyre është larguar për disa koha nga prindërit, nusja ka shkuar tek prindërit e saj, ndërsa dy të moshuarit qëndrojnë në çadrën pranë shtëpisë së rrënuar sepse nuk braktisin dot tokën dhe gjënë e gjallë.

 “4 veta, djali me gjithë nuse, nusja iku tek njerëzit e saj. Nga komuna na kanë ndihmuar, edhe nga jashtë shtetit kanë ardhur na kanë parë. Ushqime dhe batanije kanë sjellë. Kam edhe nënën time të sëmurë shumë atje isha nisur. Nuk kemi asgjë për të përgatitur vaktet e të ngrënit. Kemi shumë ftohtë natën, po na shkul era.”, tha bashkëshortja e Bajram Mashës banore e Bubqit në Fushë-Krujë.

Flutura Zela është nënë e shtatë fëmijëve dhe tregon për Fax News sfidën për të përballuar të ftohtin nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të gatuar diçka pasi nuk ka asgjë e cila mund të shërbejë për të përgatitur vaktet e ditës.

“Çfarë të bëjmë, më keq nuk bëhet më, në këtë të ftohtë të madh, djali me dy fëmijë, jemi 7 veta në një familje mirë që kemi zjarrin. Asgjë nuk kam gatuar, a ushqehet njeriu në mes të oborrit? Ku të gatuaj? Gjynah të ankohemi, na kanë sjellë për të ngrënë por skemi ku gatuajmë. Me keq nuk bëhet, gjelin e detit duhet me e ble fillimisht, pastaj ne nuk kemi ku e gatuajmë. Burrin e kam të sëmurë, edhe unë më keq. Jam me 2 invalid me 50 mijë lekë pension, as ilaçe nuk më dalin. Djalin e kam 22 vjeç me depression, nëna e din se çfarë vuan, unë s’kam me çfarë i marr medikamentet, unë nuk kam mundësi të merrem me të sepse jam lënduar vetë nga tërmeti. Ky është në depresion, ka raste që rrezikon të më bie. Ishalla vë dorë shteti dhe na ndihmon se jemi në pikë të hallit”, tha ajo.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *