Edhe pse na ndan një orë nga nisja zyrtare e punimeve në Kuvend, deputetët e mazhorancës kanë mbërritur në Kuvend, nën shoqërinë e masave të shumta të sigurisë.
Qytetarë të ndryshëm raportojnë se e gjithë Tirana ndodhet në shtetrrethim për shkak se janë bllokuar disa linja të urbaneve, çka ka shkarkuar një kaos për të gjithë kryeqytetasit. Linjat urbane nuk kalojnë në asnjë nga rrugët e qendrës.
Ajo që është vënë re është se deputetët kanë hyrë në Kuvend nga hyrja dytësore, ndërsa seancës së sotme do ti bashkohet edhe Rudina Hajdari.
Burimet bëjnë me dije se në Kuvend do të jenë 96 deputetë dhe do të bëhet dhe betimi i tre deputetëve të rinj të LSI-së që morën dje mandatin nga KQZ.
Sulmi me boje ndaj Ralf Gjonit:
Sulmohet me bojë të kuqe Ralf Gjoni tek dera e shtëpisë së tij. Gjoni ishte duke dale për të shkuar në Kuvend për të bërë betimin si deputet.
Një djale i ri po e priste tek dalja e pallatit. Me te dalë, personi u çua në këmbë dhe hodhi bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit.
Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit. Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.
Gjoni shprehet se prita dukej qarte që ishte e porositur nga lart.
Skenari i PD:
Fax News publikoi dje dhe skenarin që do të ndjekë opozita në protestën e sotme, ku synohet rrethimi i godinës së Parlamentit.
Një zyrtar i lartë i opozitës e konfirmoi këtë, duke thënë se plani ka për qëllim të paraqesë një parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.
Sipas hartës, e cila u është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.
(E.K.FAXWEB.AL)