Kryeministri britanik Boris Johnson bëri këtë të premte vaksinën e koronavirusit Oxford-AstraZeneca.
Johnson mori dozën e tij të parë të vaksinës në Spitalin “St Thomas” në Londër. Ishtë i njëjti objekt ku ai u trajtua në kujdesin intensiv në Prill 2020 pasi u infektus me COVID-19.
“Unë fjalë për fjalë nuk ndjeva asgjë dhe kështu ishte shumë mirë, shumë shpejt. Të gjithë kur merrni njoftimin tuaj, ju lutemi shkoni dhe bëni vaksinën,” u tha 56-vjeçari gazetarëve ndërsa u largua spitali.
Johnson është një nga më shumë se 26 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar që kanë marrë një dozë të parë, sipas të dhënave të qeverisë.
Ai deklaroi se do të merrte vaksinën AstraZeneca, pasi shumë vende evropiane kishin pezulluar përdorimin e vaksinës pas shqetësimeve në lidhje me mpiksjen e gjakut.
Disa vende evropiane kishin pezulluar pjesërisht ose plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të problemit në lidhje me mpiksjen e gjakut. Sidoqoftë, Franca, Gjermania, Italia, etj., vendosën që të rifillonin vaksinimin me Astra Zeneca, pasi EMA vendosi që ajo ishte “e sigurt dhe efektive”.
Udhëheqës të tjerë botërorë që kanë marrë një vaksinë COVID përfshijnë Presidentin e SHBA Joe Biden, Narendra Modi të Indisë, Joko Ëidodo të Indonezisë, Rexhep Erdogan të Turqisë, Benjamin Netanyahu të Izraelit dhe Mbretin Salman të Arabisë Saudite.
“I literally did not feel a thing.”
Prime Minister Boris Johnson leaves hospital after receiving his first dose of the Oxford-AstraZeneca vaccine.
Get more on this #COVID19 story: https://t.co/LXYitJO6Bk pic.twitter.com/t4Tp0MbbZP
— Sky News (@SkyNews) March 19, 2021
(E.H/Faxweb.al)