Një çift i papërgjegjshëm ka vendosur që çastet intime t’i kalojë në një vend publik, e madje jashtë ambienteve të një banese.
Çifti kishte parkuar makinën jashtë ambienteve të një banese, në Kaliforni, dhe kishte nisur të bënte seks në të, duke mbajtur edhe xhamin e makinës hapur, në mes të ditës dhe në një rrugë të populluar.
Sipas mediave britanike, roja i banesës pasi ka dëgjuar britmat e një femre ka dalë të shohë se ç’kishte ngjarë, por është përballur me pamjen e shëmtuar.
Ai ka thënë se menjëherë i kishte filmuar dhe më pas u kishte kërkuar që të largoheshin, ndërsa shtoi se në atë momente aty pranë kishin kaluar edhe gra me fëmijë.
“Kam dëgjuar një britmë vërtetë me zë të lartë dhe jam habitur që fqinjët e mi nuk i kishin dëgjuar, na tmerruan fëmijët”, është shprehur ai i shqetësuar për aktin e turpshëm.