AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Video/ Dalin pamjet e takimit të Ramës me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë, për çfarë po diskutohet

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Novi Sad të Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin serb Alexandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Fokusi i këtij takimi do të jetë një “Shengen” i vogël ballkanik, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon, heqjen e pengesa doganore për mallrat dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në ballkan.

Kryeministri Rama do të pritet fillimisht nga Vuçiç e më pas do të ketë edhe një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *