Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes: Ku, kur dhe si e theu qafën Laert Vasili?

Artistët dhe aktivistët që protestojnë prej rreth dy vitesh tek Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e tij, kanë përgënjeshtruar me zë e figurë aktorin Laert Vasili i cili pretendoi se është dhunuar mbrëmjen e kaluar prej tyre.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një video, ku pas debateve që janë zhvilluar mes protestuesve që ruajnë godinën me turne, dhe Vasilit për shkak se ky i fundit akuzohet se ka shqyer posterat, ka mbërritur Policia.

Artistët kanë thënë më herët nga ana e tyre se nuk e kanë dhunuar aktorin, ndërsa kanë argumentuar se nuk e kanë lënë të lëvizë që andej pa mbërritur Policia.

Në videon e mëposhtme, shihet Laert Vasili teksa debaton me protestuesit por që aty ndodhen edhe forcat e rendit, ndërsa tek aktori nuk konstatohet asnjë shenjë dhunë sikurse e denoncoi përmes një fotoje që kishte vendosur një qafore.

“Ku, kur dhe si e theu qafën Laert Vasili?
PS: Hyri në fuqi ligji kundër shpifjes?”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përkrah videos.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *