Megjithëse peshkaqenët notojnë në ujërat oqeanikë, ditën e sotme peshkatarët kanë kapur një peshkaqen dhelpër në afërsi të Sazanit. Peshkaqeni është i gjatë rreth 3 metra e 30 cm ndërsa peshon rreth 200 kg.
Mësohet se është kapur në veri të ishullit të Sazanit ,jashtë gjirit të Vlorës.
Sipas peshkatarëve quhet peshkaqen dhelper nga bishti, dhe kur është në rrezik në det nga krijesa më të mëdha se ai bën dredha në ujë me bisht siç bën një dhelpër në pyll.
Madje edhe peshkatarët që e kanë kapur janë vertetë te çuditur që kanë arritur të zënë një specie të tillë.Ky peshkaqen futet në llojin e specieve në rrezik zhdukje dhe dallohet lehtë nga dinakëria që e karakterizon.Asnjëherë nuk rri në afërsi të bregut të detit dhe gjithmonë lundron në 70 metra thellësi.Kujtojmë se kohët e fundit në ujërat tona janë kapur disa peshkaqene.