AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Cakaj nuk zbret nga makina pa ia hapur dikush derën, asiston një grua e moshuar

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në Bratislave në kuadër të takimeve për marrjen e kryesimit të OSBE-së nga ana e Shqipërisë.

Ndërkohë pamjet e mëposhtme i përkasin mbërritjes së Cakajt në një takim ku bie në sy hapja e derës së makinës me të cilën udhëtonte, nga një grua.

Zonja zbret nga sedilja e parë e mjetit diplomatik dhe pavarësisht se vonohet disi, Cakaj nuk e hap vetë derën por qëndron në pritje.

Ndërkohë zonja hap derën e pasme të mjetit nga ku del ministri në detyrë dhe më pas ky i fundit zbret, e lë derën hapur dhe niset drejt zyrave të OSBE-së ku takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *