Edhe pse jemi në muajin e dytë të pranverës, moti i keq duket se ka mbërthyer sot të gjithë vendin, ndërkohë që shumë zona malore janë përfshirë nga reshjet e borës.
Gazetarët e Fax News në Lezhë dhe në Kukës raportojnë se bora ka zbardhur dhe në qytet, përveç zonave malore, dhe është e shoqëruar dhe me erë të fortë në disa raste.
Brenda në qytetin e Kukësit, siç mund ta shihni dhe në fotot e mëposhtme, bora ka shtruar të gjitha rugët, ndërsa trashësia e saj llogaritet të jetë nga 5-10 cm, ndërsa në zonat malore edhe më shumë.
Derimë tani nuk raportohet që të ketë probleme në qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që firmat kontraktore janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha rrugëve.
Ky 1 Prill përveçse i gjen këta banorë nën borë, i gjen po ashtu dhe të izoluar në banesat e tyre, si një masë paraprake për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
(E.K/Faxweb.al)