Sërish rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugën Rrëshen-Bukmirë në Mirditë. Shkak reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë gjatë pasdites së sotme.
Bëhet e ditur se automjetet e vogla nuk kalojnë dot si shkak i dherave dhe gurëve të cilët janë në rrugë. Vetëm mjetet e larta, foristrada mund të kalojnë me shumë vështirësi.
Rruga pothuajse vijon të jetë e bllokuar, ndërsa asnjë masë nuk është marrë deri në këto momente për pastrimin dhe largimin e inerteve nga rruga.
Banorët bëjnë apel që bashkia të marrë masa të ndërhyjë pasi mund të ketë banorë që janë bllokuar.
(M.Q/Faxweb.al)