AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video/ Berisha nxjerr përgjimet e reja: Fredi Alizoti komandon nga burgu Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa përgjime të reja, ku dëgjohet sipas tij duke biseduar Fredi Alizoti, me drejtorin e komanduar të policisë së Fierit Andon Marko.

Në video Alizoti dhe Marku dëgjohet që lënë takim në zonën e Pazarit të ri në kryeqytet.

Në këto përgjime kuptohet fare qartë se Alizoti ka shtuan presionin në drejtim të Markut, dhe komunikimet mes tyre janë shtrirë në disa muaj nga Gushti në Tetor të vitit 2018, kohë kur ishte dhe më i ndjeshëm vëmendja mediatike për skandalin ‘’Babale”.

Reagimi i Berishës:

Fred Alizoti nga burgu komandon Ramen. Ai emeron nga zevendes ne narkodrejtor te Policise se Fierit narkos-in Andon Marko!

Miq, Alizoti, deshmitari i rreme dhe i paguar i narkoshtetit qe mori persiper kundrejt parave dhe nje viti burg te genjeje dhe te thote se ne biseden me Albert Veliun eshte zeri i tij dhe jo i Geron Xhafes, mban peng nga burgu Edvinin, i cili i bazuar ne deshmine e rreme qe do te bente Fredi kundrejt pageses, vetem 24 ore pas publikimit te bisedes do betohej se zeri tjeter ne biseden e Albert Veliut me Geron Xhafen nuk ishte i ketij te fundi por i dikujt tjeter. T

ani qe gjithcka eshte faktuar se ky ishte nje kurth i organizuar nga Edvini me narkoqeveritaret, narkodeputetet, narkodrejtoret e policise, narko lprokuroret e tij del e qarte si drita e diellit se Edvini eshte peng i trafikantit Alizoti, ndaj dhe ai lartesoi ne post narkodrejtori Andon Markon, qe per veprimtarine e tij kriminale duhet te denohej se paku 15 vjet burg.

Ketu ne audio keni bisedat e Narkodrejtorit te emeruar te Fierit, Andon Marko me trafikantin Fredi Alizoti per bashkepunimin e tyre te flliqur ne ndihme te trafikantit Xhafa. sb

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *