Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Benzi humbi kontrollin dhe përplasi ambulancën e Fierit në krahun tjetër, kush janë 4 personat e plagosur në aksidentin tek “Bishti i Zhurit”, mes tyre 2 vajza (EMRAT)

Mbrëmjen e sotme ambulance e spitalit të Fierit është përplasur me një automjet tip “Benz” në vendit e quajtur “Bishti I Zhurit” ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6  persona. Burimet pranë “FaxNews”  bëjnë të ditur se rreth orës 19 e10,  mjeti me targa “AA882YN” tip “Benz” duke udhëtuar nga aksi rrugor Lushnje-Durrës, pa dalë në rreth-rrotullimin  Bishtit të Zhurit ka humbur kontrollin dhe ka dalë në krahun e kundërt duke u përplasur me mjetin e  autoambulancës me targe “AA054 KV”.

Si pasoje janë plagosur drejtuesi mjeti “Benz” dhe tre udhëtare pasagjerët që ishin bashkë me të. Drejtues automjetit mjetit tip “Benz” është Lorenc Daka. Ndërsa pasagjer janë Joana Doda , Eralda  Manga dhe Jonel Baci që kanë mbetur të dëmtuara bashkë me shoferin. Gjithashtu në këtë aksident kanë mbetur të plagosur shoferi i ambulancës dhe një pasagjer që ndodhej brenda, ende nuk dihet sesi është gjendja e të tyre. Ndërsa mësohet se në ambulancë ndodhej një person i sëmurë i cili po transportohej për në spital.

Si pasojë e përplasjes së madhe janë dërguar në spital 6 persona për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat blu dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *