Pas shumë kohësh i lënë në hije, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka dalë “në skenë” mëngjesin e kësaj të shtune.
Dako është rishfaqur në shërbim të qytetit, dhe kësaj here duke bërë një punë madhore, “shpëtimin” nga era e fortë të një peme mbjellë në një nga lagjet e qytetit.
Ndonëse në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Vangjush Dako nuk është shfaqur në krah të ndonjë kandidati, duket se ai i është bashkuar “nismës” së ruajtjes së mjedisit dhe pemëve të qytetit.
Nga zona e Spitallës, Dako është shfaqur duke siguruar moskëputjen e pemës nga era e fortë që ka pushtuar qytetin bregdetar të Durrësit këtë të shtunë, ndërsa është siguruar që të filmohet gjatë këtij procesi.