AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Banorët e Bubqit kërkojnë ushqime dhe batanije, Kalaja: Rama do vetëm para, ne pranojmë çdo ndihmë

Aktvisti Aulon Kalaja e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po prish punë duke deklaruar se nuk duhen më ushqime dhe ndihma të tjera materiale për banorët e prekur nga tërmeti, por vetëm ndihma monetare.

Kalaja foli për FaxNews nga ambienti që është ngritur nga vullnetarët për t’iu shërbyer qytetarëve të pastrehë, nga ku u shpreh se në këtë qendër pranohet çdo lloj ndihme sepse banorët kanë prapë nevojë.

Ne nuk jemi të qeverisë, por vullnetarë. Ne kemi vendosur risi që është gatimi. Në këto momente po bëhet darka. Këtu kemi edhe ndihmat e tjera që janë veshmbathjet, që ne i kemi ndarë dhe i kemi futur nëpër qese. Ka për burra, për gra, për fëmijë. Kemi edhe një shportë ushqimore, miell, oriz, vaj, amareta. Kemi edhe ilaçe se ka edhe njerëz të sëmurë.

Janë ilaçe që merren pa rekomandimin e mjekut. Na ka prishur shumë punë ajo shprehja e kryeministrit që nuk duam ndihma. Kryeministri do vetëm para dhe nuk do ndihma, por ne kemi jnë shprehje tjetër që i pranojmë të gjitha ndihmat se po i shohim çdo ditë në terren banorët. Këtu nuk vihet me kartë identiteti për të tërhequr mallin sepse ne kemi bërë një identifikim në terren”, tha Aulon Kalaja.

Në një kohë që Rama u shpreh se nuk duhen më ndihma materiale, banorët në këtë ambient vullnetar kërkojnë ushqime dhe batanije.

Në Budull ka shtëpi të pabanuara. Unë jetoj në çadër. Ka mungesë ushqimesh, mungesë batanijesh. Batanija është kryesorja. Problemi kryesor. Nga qeveria nuk ka ardhur njeri. Kanë ardhur vetëm vullnetarë. Duhet të vijë një grup të na shohë shtëpitë. Çadra s’ka kushte. Problemi janë batanijet dhe shtretërit”, u shpreh një banor për FaxNews.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *