Në fshatin Ismajli në Ndroq të Tiranës një banorë bën apel përmes Fax News të ndihmohet nga shteti pasi banesa e tij është shkatërruar nga tërmeti ndërsa tregon se pavarësisht insistimit tek organet kompetente, nuk i kanë ofruar asgjë.
Kryefamiljari Ylber Enesi shprehet se vetëm një çadër i është ofruar asnjë ndihmë ushqimore apo në veshmbathje ndërsa tregon se asnjë inspektor nuk është paraqitur për të shikuar dhe vlerësuar dëmet.
“E vetmja ndihmë që më kanë sjellë vetëm një çadër, asnjë ndihmë asgjë, asnjë inspector për të kontrolluar shtëpinë. Kam shkuar në administratën e mbrojtes dhe i kam kërkuar të vijnë të shikojnë shtëpinë por nuk kanë ardhur”, shprehet Enesi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)