AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Arrestimi i prokurores maqedonase, Lleshaj: Kemi edhe ne nën hetim ish-prokurorin

Nga Pusteci, ministri i Brendshëm Sandër Lleshja është pyetur nëse Shqipëria i ka përmbushur kushtet për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta ashtu si Maqedonia e Veriut, ku u arrestua Prokurorja  Speciale, Katica Janeva për rastin “Zhvatja”.

Lleshaj tha se edhe në Shqipëri ndodhet në hetim një ish-prokuror, duke iu referuar rastit të Adriatik Llalla.

“Meqenëse shkuat direkt tek prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale  ish-prokurori i përgjithshëm”, tha Lleshaj gjatë një deklarate për gazetarë gjatë takimit që zhvilloi me homologun e tij maqedonas, Spasovski.

Ndër të tjera ministry tha gjithashtu se Shqipëria i ka përmbushur detyrat dhe pret hapjen e negociatave në tetor.

“Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur më së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet,  dhe për këto është çertifikuar nga Këshilli i Europës.Vendimi merret në Tetor, jeni të painformuar kur thoni se ndaj Maqedonisë është marrë një vendim dhe ndaj Shqipërisë jo  tha ministri Lleshaj.

Sipas tij, edhe Shqipëria pret çeljen e negociatave për antarësim në BE por vendimi meret në muajin tetor dhe kjo kohë nuk ka ardhur. “Ne jemi në rrugë të përbashkët dhe të padiskutueshme të integrimit, si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut. Nuk mund të ndahemi ashtu sikurse ky rajon nuk mund të ndahet” tha ministri Lleshaj.

Ai shtoi se ndodhet në Prespën shqiptare në takim me kolegun e tij për të dhënë mesazhe bashkëpunimi. “Diskutuam për bashkëpunim dy palësh me theks të veçantë te bashkëpunimi kufitar. Me objektiv lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave si dhe bashkëpunim operacional policor për të rakorduar përpjekjet në integrimin europian të dy vendeve’“deklaroi ministri.

Ai nënvizoi se takimi u zhvillua në Pustec për të nxitur zhvillimin e kësaj zone që shërben si urë miqësie mes dy vendeve për ta shëndrruar atë në model të bashkëpunimit kufitar. Ministri i Brendëshëm i Maqedonisë të Veriut, nga ana e tij falenderoi deputetët e zonës që iniciuan këtë takim dy palësh që krijuan mundësinë e bashkëpunimit. Ai theksoi se siguria është bazë për procesin e integrimit të dy vendeve dhe për këtë arsye do të bëhet gjithcka që të lehtësohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave. Kjo ishte edhe tema kryesore e takimit mes dy ministrave të brendëshëm në Pustec ku u nnëshkrua edhe një protokoll për menaxhim të përbashkët të kufirit mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në nivel policor.

Ndërkohë që interesit të gazetarëve për nivelin e lartë të krimit dhe vrasjeve në vend, Lleshaj nuk ka preferuar të flas duke thënë vetëm se kjo është punë e prokurorisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *