10:25 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

VIDEO/ Arben Ahmetaj ngop me ”lugën bosh” naftëtarët. 2 javë pas premtimit live, kokërr leku në llogaritë e tyre

16:07 | 07/05/2020
në Te Gjitha
0
VIDEO/ Arben Ahmetaj ngop me ”lugën bosh” naftëtarët. 2 javë pas premtimit live, kokërr leku në llogaritë e tyre

Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit, më shumë se çdo kategori tjetër kanë të drejtë të ndihen të lodhur dhe të zhgënjyer me premtimet boshe të qeverisë Rama, që javë pas jave i gënjejnë me lugën bosh. Mashtrimin më të fundit e lanë përjetuar nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe menaxhimin e situatës së koronavirusit, Arben Ahmetaj, i cili në emisionin Opinion, në datën 23 Prill deklaroi se naftëtarëve do t’iu jepej paga prej 40 mijë lekësh, vendim i cili do të ishte aktiv që të nesërmen.

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga kjo deklaratë  dhe  870 punëtorët e rafinerisë së Ballshit  vazhdojnë të jenë në pritje, ndërsa familjet e tyre ndjejnë çdo ditë dhe më shumë mungesën e të ardhurave. Gjatë kësaj periudhe kanë ngritur zërin pa pushim për te marrë të drejtën. Ata thonë se e kanë ndërprerë punën që në muajin shtator dhe nuk kanë marrë asnjë pagë si të papunë.

Nga ana tjetër Ministri Ahmetaj po në të njëjtën dalje të tij u shpreh se brenda të njëjtit vendim është edhe kategoria e të gjitha familjeve që dikur kanë aplikuar për ndihmë ekonomike. Edhe pse u premtua shumë për ndihmë ndaj kësaj kategorie, naftëtarët vijojnë të mbeten në protestë pa asnjë të ardhur. Sipas tyre puna për nxjerrjen e naftës nuk lidhet me çmimin në bursë por me interesa të fshehta të kompanive që i shfrytëzojnë resurset e nëntokës shqiptare.

“Ne po mblidhemi se kemi vajtur ku nuk mban më ujë pilafi. Jo për të thënë Rama ik, po Rama na jep lekët. Kanë abuzuar me emrin tonë. Na kanë pezulluar se ra nafta jashtë vendit.”- thanë naftëtarët.

Tashmë punonjësit e kanë humbur besimin, ndërsa paradoksale mbetet deklarata e bërë dje nga ana e qeverisë shqiptare që do të gjobisë bizneset që nuk aplikojnë për pagën e luftës së punonjësve, në një kohë që nuk u jep atë që u ka premtuar naftëtarëve.

https://streamable.com/z6div3

Pas

“Unë isha 5 muajshe shtatzënë kur mësova se i dashuri im ishte homoseksual”

Para

Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër për herë të parë, Olti Curri bën urimin epik

Para
Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër për herë të parë, Olti Curri bën urimin epik

Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër për herë të parë, Olti Curri bën urimin epik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Riga: Partneriteti me Letoninë, investim për të ardhmen e përbashkët evropiane

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.