Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO, Arben Ahmetaj hedh kandidaturën për deputet në Kavajë, në krah Elvis Roshi dhe Gentian Daja

Ministri i Financave Ahmetaj ka bërë prezantimin e tij si kandidat për deputet i Kavajës. Krah tij është shfaqur Elvis Roshi dhe Gentian Daja. 

Daja nuk është një emër i panjohur për mediat dhe për qytetarët e Kavajës. Ai është kreu i rikonfirmuar i Partisë Socialiste në këtë qytet. Më parë ai ka mbajtur disa poste në këtë qytet, madje ka qenë edhe kreu i Drejtorisë së Patentave.

Po ky person është akuzuar vazhdimisht për lidhjen e tij me krimin. Partia Demokratike e akuzon atë për lidhje me trafikun e drogës në Itali.

Sipas tyre mediat italiane e përmendin se  Gentian Daja është arrestuar në vitin 2004 nga policia e Udines për shpërndarje droge ndërsa në momentin e arrestimi atij i ishin bllokuar 343 gramë kokainë.

Nga ana tjetër Rroshi nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pozicioni i tij si kryebashkiak i Kavajës.

Burime të sigurta të ”Shuplaka”-s në Bashkinë e Kavajës thonë se Elvis Rroshi nuk e ka lënë asnjë ditë detyrën, madje vazhdon të shkojë përditë i pashqetësuar në zyrën e tij.

Ai vazhdon të ushtrojë pozicionin e kryebashkiakut, madje duke vazhduar edhe mbështetjen për aktivitetet. Së fundmi Rroshi është duke mbështetur edhe një festival për fëmijë. (E.K/SHUPLAKA)

kava-copy

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.