AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Albin Kurti mbetet pa fjalë nga i moshuari, kërkon cigare dhe ia ndez

Fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë është në kulmin e saj ndërsa politikanët kanë zbritur në terren dhe po takohen me mbështetësit e tyre për t’u marrë votën.

Janë 5 kandidatë për kryeministër, në një garë e cila domosdoshmërisht nuk mund të fitohet nga një i vetëm e për ata që kanë lidhur koalicion parazgjedhor, është po aq e vështirë pasi janë subjekte të cilat nuk premtojnë dot sigurimin e numrave për të krijuar qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Një nga kandidatët për Kryeministër është edhe Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, i cili ka fituar vit pas viti një staturë në ngjitje relativisht të shpejtë e kjo pasi edhe është pëlqyer nga një pjesë e konsiderueshme e elktoratit kosovar.

Gjatë takimeve me qytetarë nëpër pjesë të Kosovës, është ndalur dhe ka biseduar me një të moshuar nga i cili ka mbetur jo pak i surprizuar.

Ky i fundit nis e reciton disa vargje kushtuar politikanit të cilit i rrëfen se nuk merret në politikë, por ndër politikanët e tjerë e ka të preferuarin.;

“Unë nuk merrem me politikë, por ju ma së drejti e keni, kur po ta nij zanin tond, zemra po më gufon”.

Kurti i shtrëngon dorën burrit të moshuar duke i thënë ‘rrofsh’, e pastaj i kërkon dikujt një cigare për t’ia dhënë plakut dhe më pas edhe ia ndez. Episodi është publikuar në profiling enjë faqe në Facebook që mbështesin liderin e Vetëvendosjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *