AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në mes të kryeqytetit, përplasen 10 makina me 3 të plagosur

Të paktën 10 makina janë përfshirë në një aklsident të shumëfishtë gjatë ditës së sotme në kryeqytetin e Kosovës e ku si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Sipas Policisë së Kosovës janë përfshirë në aksident 9 vetura dhe një kamion, e të lënduar kanë mbetur tre persona.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë në Prishtinë.

Më vonë, u bë me dije se si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, bëhet e ditur.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur para pak minuta në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 makina dhe janë lënduar 3 persona.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të kamionit të kompanisë ‘Pastrimi’, që ka bërë ta humbasë kontrollin dhe të dalë në trasenë e kundërt duke goditur makinat që po lëviznin.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *