Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Tepelenë. Burimet bëjnë me dije se një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur në vendin e quajtur Iliras, në Tepelenë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar mbi ndarësen e rrugës duke përfunduar në humnerë.
Fatmirësisht familja me katër anëtarë ka shpëtuar mrekullisht nga ky aksident. Ndërkohë ajo që nuk është aspak e zakontë është fakti se automjeti nuk e ka dëmtuar aspak trafikndarëse kur ka dalë nga rruga.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e këtij aksidenti jo të zakonshëm.
(R.G/Faxweb.al)