Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë gjatë ditës së sotme në Korçë, ku një drejtuesja e mjetit tip ‘Benz’ ka përplasur një qytetar i cili po ecte në trotuar. Mësohet se drejtuesja e mejtit, por përpiqej të parkonte mjetin e saj por aksidentalisht i ka dhënë gaz më shumë se ç’duhet duke përplasur qytetarin.
Në pamjet e mëposhtme, qytetari shihet i shtrirë ngjitur një bordure, ku më pas ka filluar të thërrasë me të madhe nga dhimbjet. Kalimtarët e rastit janë munduar t’i japin ndihmën e parë ndërkohë që janë në pritje të ambulancës.