15:32 | 13/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ 38 shoferë të arrestuar brenda një jave! Policia ‘bën kërdinë’ me gjobat, ja sa patenta janë hequr

13:27 | 25/04/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ 38 shoferë të arrestuar brenda një jave! Policia ‘bën kërdinë’ me gjobat, ja sa patenta janë hequr

Policia rrugore ka bërë ‘namin’ me vënien e gjobave dhe pezullimin e patentave brenda një jave në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se janë vënë në pranga 38 shoferë të cilët u kapën pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur. Janë pezulluar 176 patenta dhe janë vendosur 6945 gjoba, mesatarisht 992 masa administrative në ditë.

Po ashtu janë bllokuar 23 automjete për mungesë dokumentacioni apo targa të huaja.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës.

Vijojnë kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që tentojnë të korruptojnë punonjësit e policisë me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e konstatuara si dhe për ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

•Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 12 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

•38 persona janë arrestuar dhe proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera.

•176 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Janë vendosur 6,945 masa administrative, me një mesatare 992 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparatit celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për qëndrime të gabuara etj.

•Janë bllokuar 23 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

•Janë hequr 2 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjeteve ose ishin të çregjistruara nga vendet e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

ShareTweetSendShareSend
Pas

Ulet numri i kartëmonedhave të falsifikuara në vitin 2021

Para

Rruga që duhet ndjekë Kosova, është nga Shqipëria, e jo nga Kina

Para
Rruga që duhet ndjekë Kosova, është nga Shqipëria, e jo nga Kina

Rruga që duhet ndjekë Kosova, është nga Shqipëria, e jo nga Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

“Mosmirënjohëse”, Blero reagon i revoltuar pas deklaratës së Afrona Dikës

Forex në Shqipëri, po përdorin numra të huaj masivisht. Policia: Është fitim kolosal

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi, tregojnë motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

Carlo Ancelotti njofton se do t’i japë fund karrierës si trajner menjëherë pasi…

Fluks i lartë në pikat kufitare, policia: Brenda 24 orëve të fundit, në Shqipëri kanë hyrë 90 mijë persona

Mbetet “mister” zhdukja e Ervis Martinajt pas denoncimit të familjarëve të tij, policia shton kontrollet në këtë qytet (Çfarë dyshohet)

Me fashë në këmbë, publikohet fotoja e parë e Vali Corleones pasi u plagos me armë zjarri nga 22 vjeçarja

“I bllokuan skafin dhe e gjobitën”, 42 vjeçari në Velipojë zbulon incidentin me policinë: Kam dokumentacionin përkatës, u irrituan pasi…

Fluksi i lartë i shqiptarëve që kthehen në atdhe, pala greke shton sportelet në Kakavijë

VIDEO/ Pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia në Himarë, skafi futet në zonën lundruese, policia gjobit pronarin

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.