Koronavirusi po i rrezikon jetën nënës së 3 fëmijëve dhe bebit të saj i cili ende nuk ka ardhur në jetë.
Një nënë shtatzënë ka postuar në rrjetet e saj sociale një video ku shpërthen në lot pasi sapo i është dhënë lajmi se është prekur nga COVID-19, ndërkohë që është në javën e 26 të shtatzënisë.
Nëna e tre fëmijëve të tjerë, Karen Mannering, 39 vjeç nga Herne Bay, Kent, frikësohet për jetën e saj dhe atë të fëmijës që pret, ndërsa shprehet se koronavirusi i ka shkaktuar pneumoni në të dyja mushkëritë.
“Sapo më thanë se jam e infektuar me COVID-19, jam shtatzënë në javën e 26 dhe po luftoj për jetën time dhe të fëmijës. Kam ardhur në spital që të shtunën, më thanë që virusi më ka shkaktuar Pneumoni në të dyja mushkëritë”, shprehet ajo.
39 vjeçarja u bën thirrje njerëzve të mos dalin nga shtëpia, të mos e përhapin virusin pasi po luajnë me jetën e të tjerëve.
E reja shton se në shtëpi ka 3 fëmijë dhe bashkëshortin që po e presin por ajo as që mundet t’i takojë ato, pasi po lufton në spital për jetë pasi u prek nga COVID-19. Nuk dihet nëse ata janë të prekur, pasi derimë tani nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.
Burimi: Daily Mail