Ngjarje të tilla që vijnë nga vende të ndryshme të botës na lënë të gjithëve pa fjalë, e sidomos kur bëhet fjalë për kafshët.
Ndaj një gjeli në Francë të njohur me emrin Maurice kishte marrë një ankesë e cila akuziooi pronarin e tij për shkak të zhurmës.
Një gjykatë në Francë ka marrë vendim që gjeli Maurice mund të vazhdojë të këndojë, duke hedhur poshtë ankesën e komisionit i cili e akuzoi.
Pronarja e Maurice, Korin Feso, mund të mbajë gjelin në ishullin e vogël Oleron të Francës.
Kohë më parë gjeli Maurice ishte bërë kryetemë nëpër media, ku ishte ngritur çështja nëse mund të këndojë çdo mëngjes në ishullin Oleron.