Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vettingu: Shtyhet seanca për Artan Lazajn, ja çfarë mungoi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi procesin e ‘Vettingut’ në orë 10.00, të ditës së sotme, për të vlerësuar figurën e gjyqtarit, Artan Lazaj, i cili është gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjyqtari ishte vetë i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohej nga avokati Sokol Hazizaj. Trupa gjykuese u përbë nga kryesuesja Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici anëtar.

Mirëpo avokati i gjyqtarit, Sokol Hazizaj  ka këkruar që të shtyhet seanca e gjykimit për të, pasi nuk kanë qenë të parnishme tre shtyllat e rivlerësimit.

Hetimi i Vettingut është tredimensional. Është në kundërshtim me ligjin, kërkesa ime procedurale është të përfshihen të tre komponentët”, tha Hazizaj.

Kujtojmë se Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.

Në dhjetor 2012, Lazaj është rikthyer sërish në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës.

(E.V/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *