Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vettingu për politikanët/ Rrëzohet propozimi i PD-së, maxhoranca kalon projektligjin në Komisionin e Venecias

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit  të ditës së sotme është shqyrtuar nisma e 35 deputetëve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane për vettingun në politikë.

Opozita ka kërkuar që procesi i ndryshimeve kushtetuese për vettingun në politikë të mbyllet brenda një jave ndërsa maxhoranca ka kërkuar që amendamentet t’i dërgohen për opinion Komisionit të Venecias.

Por ky propozim i opozitës për mbylljen e procesit është hedhur poshtë nga maxhoranca.

Në fund Këshilli ad hoc i mbledhur enkas për këtë vendosi me shumicë votash të pranojë propozimin e maxhorancës duke  e kaluar projektligjin në Komisionin e Venecias.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se maxhoranca kishte frikë nga vettngu dhe bëri thirrje që projektligji të mos çohet në kalendat greke. (B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *